Autobusi me logon e Sao Paulos kapet me 86.5 kg marihuanë, arrestohen

0%

Policia boliviane ka sekuestruar rreth 86.5 kilogramë marihuanë nga një autobus i dekoruar me ngjyrat dhe logot e gjigantit brazilian, Sao Paulo. Autobusi u ndalua në qytetin Villa Tunari, në departamentin e Cochabambas, teksa policia zbuloi 65 pako të mbushura me drogë, të fshehura në çanta.

Sipas britanikes The Sun, tre persona janë arrestuar dhe po hetohen nga autoritetet kundër narkotikëve në Bolivi. Megjithatë, São Paulo ka mohuar çdo lidhje me autobusin, duke sqaruar se skuadra po përdorte një tjetër mjet transporti për ndeshjen ndaj Bolívarit në Copa Sudamericana.

Edhe kompania transportuese Cosmos ka deklaruar se autobusi nuk ishte përdorur nga skuadra braziliane dhe se përgjegjësia u takon drejtuesve bolivianë. Incidenti ndodhi pak para ndeshjes së Sao Paulos ndaj Bolivarit, ndërsa klubi brazilian dhe lojtarët e tij nuk janë të përfshirë në hetim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot