Një granatë dore nga ish-Jugosllavia gjendet në lumin Limmat në Zürich

0%

Një granatë dore funksionale, e prodhuar në ish-Jugosllavi, është gjetur të enjten në lumin Limmat në Zürich, duke mobilizuar Policinë dhe specialistët e ushtrisë zvicerane për asgjësimin e mjeteve shpërthyese. Sipas Policisë së Zürichut, disa notues në zonën Unterer Letten kishin vërejtur në fund të lumit një objekt që ngjante me mjet shpërthyes.

Pas njoftimit, zhytësit e Policisë Ujore kanë kontrolluar zonën dhe kanë konfirmuar se bëhej fjalë për një granatë dore, e cila ndodhej vetëm rreth një metër larg bregut. Në vendngjarje më pas kanë dalë edhe dy ekspertë ushtarakë, të cilët pas ekzaminimit kanë konstatuar se granata ishte luftarake dhe me origjinë nga ish-Jugosllavia.

Mjeti shpërthyes është nxjerrë nga uji pak pas orës dhe është transportuar nga Instituti Forensik i Zürichut në një zonë të sigurt për shpërthim të kontrolluar. Gjatë gjithë operacionit, Policia e Qytetit të Zürichut e ka bllokuar zonën e Unterer Letten për arsye sigurie. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com