Shpërthim në portin e Roterdamit, një i vdekur dhe disa të plagosur

0%

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të ndodhur të enjten në ambientet e kompanisë Gunvor Energy, në portin e Roterdamit, në Holandë. Shpërthimi u regjistrua rreth orës me kohën lokale, në rrugën Moezelweg, në zonën Europoort, një prej pjesëve kryesore të portit të Roterdamit dhe një zonë e rëndësishme industriale për sektorin kimik dhe petrokimik.

Policia e Roterdamit konfirmoi se një person humbi jetën si pasojë e incidentit. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur numrin e saktë të personave të plagosur dhe as gjendjen e tyre shëndetësore. Zona ku ndodhi shpërthimi është rrethuar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Sipas një përfaqësuesi të Gunvor Energy, shpërthimi ndodhi gjatë punimeve të mirëmbajtjes. Në momentin e incidentit, një kompani nënkontraktore po kryente ndërhyrje në një pus të një rezervuari. Menjëherë pas shpërthimit, në vendngjarje u dërguan ambulanca dhe ekipe të emergjencës. Mediat lokale raportuan gjithashtu se në operacionin e ndihmës u angazhua edhe një helikopter mjekësor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot