Barcelona ka hasur një tjetër pengesë në përpjekjet për transferimin e Rodrit, pasi Manchester City ka refuzuar edhe ofertën e dytë të klubit katalanas për mesfushorin spanjoll. Sipas The Times, Barcelona ka paraqitur një ofertë të përmirësuar prej rreth 60 milionë eurosh, por kjo shumë nuk ka qenë e mjaftueshme për ta bindur kampionin anglez.
Manchester City kërkon rreth 80 milionë euro, përfshirë bonuset, duke lënë ende një diferencë të konsiderueshme mes dy klubeve. Barcelona më herët kishte ofruar rreth 45 deri në 50 milionë euro, ndërsa oferta e dytë u rrit në rreth 60 milionë. Megjithatë, City nuk është i gatshëm të ulë ndjeshëm kërkesat financiare për Rodrin dhe vazhdon ta vlerësojë atë shumë lart.
Situata komplikohet edhe më tej nga fakti se Rodri ka hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe mund të largohet si lojtar i lirë verën e ardhshme nëse nuk arrihet marrëveshje për rinovim. Pavarësisht kësaj, Manchester City nuk e konsideron situatën kontraktuale të spanjollit si arsye për ta shitur me një çmim më të ulët. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
