Policia gjen përsëri armë në Dren, sekuestrohet një AK-47

0%

Policia e Kosovës ka vazhduar aksionin në fshatin Dren të Zubin Potokut, në kuadër të trajtimit të informacioneve për armëmbajtje, ku sot, më , është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë e tipit AK-47. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Erduan Baliqi nga Policia e Kosovës për rajonin e Veriut.

“Në fshatin Dren ka vazhdu aksioni i policisë në kuadër të trajtimit të informacioneve për armatim dhe sot më prapë është gjetë armatim. Është gjetë një armë e gjatë AK 47. Detaje të tjera në këtë fazë nuk mund të ndajmë për shkak se kjo është pjesë e hetimeve” – tha Baliqi.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat në të cilat është gjetur arma, ndërsa ka bërë të ditur se rasti është pjesë e hetimeve. Siç mëson KALLXO.com, arma është gjetur në afërsi të pronave të Nenad Rashkoviqit, qytetari serb i cili ka pretenduar se gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij më , është rrahur nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia e Kosovës edhe dje, më , gjeti armatim dhe uniforma ushtarake në këtë zonë. Inspektorati i Policisë së Kosovës ka nisur një hetim në lidhje me këto pretendime, teksa Policia e Kosovës ka thënë se nuk është në dijeni së gjatë bastisjeve në Dren është përdorur dhunë. Ndërkohë, Nenad Rashkoviq, pas qëndrimit në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, është nisur për në Beograd.

Aksioni në Dren është zhvilluar në kuadër të veprimeve policore për trajtimin e informacioneve që lidhen me posedimin e armatimit.

Burimi: Kallxo