Policia e Kosovës ka pranuar dy raportime për persona të zhdukur në Viti. Në rastin e parë, një grua ka raportuar më 12 gusht se vëllai i saj, i cili ka probleme mendore, kishte dalë nga shtëpia më 9 gusht dhe nuk dihej vendndodhja e tij. Në rastin e dytë, një burrë ka raportuar se djali i tij kishte dalë nga shtëpia më 7 gusht rreth orës dhe nuk dihej se ku ndodhej.
Të dy rastet janë duke u hetuar.
Burimi:
Bota Sot
