Volejbollistja Melisa Gojnovci ka arritur marrëveshjen me klubin e Fushë Kosovës. Bëhet fjalë për një talente të sportit skofiar. Synimi i Fushë Kosovës është që të jenë sa më të përgatitura për edicionin e ri. Melisa Gojnovci është lojtaria më e re që i bashkohet KV Fushë Kosova.
Edhe pse vetëm 15-vjeçare, Melisa konsiderohet një nga talentet më premtuese të gjeneratës së saj dhe këtë sezon do të ketë mundësinë të tregojë potencialin e saj edhe në skenën e Superligës së Kosovës.
Me talentin, përkushtimin dhe potencialin e saj, besojmë se Melisa ka gjithçka për të bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin e saj dhe për të ndërtuar një të ardhme të suksesshme në volejboll. KV Fushë Kosova mbetet adresa më e sigurt jo vetëm për lojtaret tashmë të dëshmuara, por edhe për talentet e reja që synojnë të zhvillohen, të rriten dhe të arrijnë majat e karrierës.
Bashkë do të punojmë për zhvillimin e saj dhe për arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, th uhet nga KV Fushë Kosova.
