Luis Diaz: Kolumbia ka nevojë për unitetin tonë

0%

Futbollisti kolumbian Luis Diaz u ka bërë një apel bashkombasve të tij që të bashkohen për të ndihmuar njerëzit e goditur nga tërmeti që tronditi vendin të hënën. Ai ka bërë me dije se fondacioni i tij po grumbullon ndihma për zonat më të goditura. “Sot më shumë se kurrë kemi nevojë që të jemi të bashkuar. Nuk ka rëndësi ku jemi, mund të bëjmë të gjithë diçka për të ndihmuar.

Në fund të fundit, veshim të gjithë të njëjtën fanellë, atë të Kolumbisë”, – deklaroi sulmuesi i Bayern-it dhe Kolumbisë në një mesazh të postuar në rrjetet sociale. Iniciativa parashikon mbledhjen e ushqimeve, materialeve higjenike dhe mjekësore pranë një pike grumbullimi në “Ritz Carlton Hotel” të Barranquilla, që i është bashkuar nismës për të organizuar këto donacione.

“Nëse keni mundësinë të kontribuoni me produkte, materiale apo mbështetje logjistike, çdo ndihmë është e mirëpritur. Çdo kontribut i vogël është i rëndësishëm”, – ka shtuar më tej lojtari, që ka shprehur gjithashtu ngushëllimet për familjet e viktimave nga tërmeti. “Sot Kolombia ka nevojë për unitetin tonë”, – ka përfunduar Diaz, duke u bërë apel mbështetësve të tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot