Para të gatshme rreth 40 mijë euro e katër telefona – Policia jep

0%

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i arrestuari sot në pikën kufitare në Merdare, nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”, F. S., me aktvendim të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë.

Policia njofton se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë zbatuar urdhërkontrollin në vendbanimin e të dyshuarit në Dragash. Kush është i arrestuari për spiunazh?

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto prova materiale: para të gatshme në vlerë prej 39 mijë e 500 eurosh; para të gatshme në vlerë prej 500 dinarësh; katër (4) telefona celularë; dokumente të ndryshme relevante për rastin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tutje bëhet e ditur se Prokuroria, brenda afatit të përcaktuar ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë thonë se mbeten të angazhuara për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore në lidhje me rastin.

Burimi: Telegrafi