Islami: Vlerësimi i NATO-s dhe KFOR-it për sigurinë në Kosovë,

0%

Analisti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar lidhur me vlerësimin pozitiv të gjendjes së sigurisë në Kosovë nga NATO dhe KFOR-i, duke e konsideruar këtë zhvillim si një goditje për politikat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në një reagim të tij në postimin e tij në Facebook ka shkruar se vlerësimi pozitiv i situatës së sigurisë, së bashku me rritjen e besimit ndaj institucioneve vendase, dëshmon për një përparim të rëndësishëm në konsolidimin e sigurisë në Kosovë.

Sipas tij, vendimi i KFOR-it për bartjen graduale të përgjegjësive te Policia e Kosovës, përfshirë edhe lokacione të ndjeshme si Manastiri i Deçanit dhe Ura e Ibrit, tregon përgatitjen dhe profesionalizmin e institucioneve vendase të sigurisë. “Ky plan tranzicioni po zëvendëson trupat ndërkombëtare me policinë vendase, duke garantuar siguri të barabartë për të gjithë”, ka deklaruar Islami.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Analisti i sigurisë ka vlerësuar gjithashtu se reagimet e Beogradit ndaj këtyre zhvillimeve janë shoqëruar me retorikë agresive dhe kërcënuese, të cilat, sipas tij, dëshmojnë për dështimin e strategjisë së Serbisë.

Islami ka thënë se procesi i bartjes së përgjegjësive te institucionet vendase po ndryshon gradualisht realitetin e sigurisë në Kosovë dhe po zbeh atë që ai e cilëson si “mit të Beogradit zyrtar”.

Burimi: Telegrafi