Arrestohet në flagrancë një person në Prizren, dyshohet se shantazhoi

0%

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë Rajonale në Prizren, ka arrestuar në flagrancë një person të dyshuar për shantazh dhe ngacmim.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri S.Q. dyshohet se nga qershori i vitit 2025 deri më , në Prizren dhe përmes komunikimeve në rrjetet sociale, ka kanosur dhe shantazhuar një grua, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror. “Përmes aplikimit të masave të veçanta hetimore, është arrestuar në flagrancë i pandehuri S.Q.”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë më .

Sipas dyshimeve të ngritura gjatë hetimeve, i dyshuari përmes mesazheve në aplikacionin WhatsApp ka ushtruar presion ndaj të dëmtuarës, duke e kërcënuar se do t’i publikonte dhe do t’ua dërgonte familjarëve të saj materiale që, sipas pretendimeve të tij, do t’i cenonin nderin dhe autoritetin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria dyshon se në këtë mënyrë, S.Q. ka kërkuar dhe ka arritur të sigurojë mjete financiare në vlerë deri në 50 mijë euro. Sipas njoftimit të datës , e dëmtuara dyshohet se paratë i ka siguruar, ndër të tjera, edhe përmes shitjes së arit të marrë nga nëna dhe familjarët e saj, me qëllim përmbushjen e kërkesave të të dyshuarit.

Po ashtu, Prokuroria thotë se i pandehuri dyshohet se ka vazhduar komunikimet e padëshiruara dhe kërcënuese ndaj të dëmtuarës, duke i shkaktuar asaj frikë dhe shqetësim të madh emocional, si për veten ashtu edhe për anëtarët e familjes së saj. Gjatë veprimeve hetimore lidhur me rastin, janë sekuestruar 21 mijë e 100 euro, një veturë dhe dy telefona celularë.

I pandehuri S.Q. aktualisht gjendet në ndalim prej 48 orësh. Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të vlerësojë paraqitjen e kërkesës për caktimin e masës për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale.

S.Q. dyshohet për veprat penale “Shantazhi”, nga neni 329, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe “Ngacmimi”, nga neni 182, paragrafi 1 i KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe sigurimin e provave relevante.

Burimi: Kallxo