Libri “Triumfi i kombit” i autorit Skënder S. Kapiti dhe protestat

0%

Në vitin 2012 në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu” në Durrës u mbajt promovimi i Librit me titull: “TRIUMFI I KOMBIT” i autorit Skënder Sadri Kapiti, organizuar nga “Klubi i Shkimtarëve dhe Artistëve”,Dega DURRËS, ku si pjesmarrës më kujtohet se ishin ishPresidenti i Rublikës z.

Bamir Topi, kryetarja e “Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës”,Zonja Flora Brovina, Kryetari i Bashkisë Durrës dhe personalitete të tjera të letrave shqipe nga qytetet e tjera të Shqipërisë dhe të Kosovës, pra kishte një pjesmarrje shume të madhe nga intelektualë, poete e shkrimtarë nga të gjitha trevat shqiptare.

Dhe tani gjatë muajve të zhvillimit të protestave patriotike të rinisë shqiptare e lexova përsëri këtë libër dhe m’u kujtua fjala e një diskutimi të një pjesmarrësi në diten e para 15 viteve kur u mbajt promovimi se: këtë libër duhet t’a ketë në shtëpi cdo familje shqiptare; si dhe tani m’a rizgjoi këtë thënie edhe prof.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Eshref Ymeri në një shkrim te tij te “Fjala e lirë” se: “Krerët e rinj politikë, që do të dalin në krye të vendit duhet ta kenë si libër tavoline veprën e Skënder Kapitit: “TRIUMFI I KOMBIT”, Disa autorë veprash letrare e historike si Prof. Bedri Tahiri, Hasan Shahinaj ,Xhevahur Cirongu etj., Triumfin e Kombut e kanë quajtur Projekt të Bashkimit Kombëtar.

Shkrimtari dhe studiuesi Vladimir Muca shprehet pёr “TRIUMFIN E KOMBIT” se “Në hedhjen e traktateve filozofike si tek kapitujt “Qeverisja, komuniteti dhe shteti”; ”Shteti dhe drejtësia”; “Përse realiteti ynë vazhdon të pengojë e të persekutojë”, mbi këto probleme fondamentale për shoqërinë, autori ka ditur të ndërthurë bukur idetë dhe eksperiencat reformiste të vendeve të përparuara demokratike ,duke sjellë të praktikuara idetë dhe eksperiencat e teoricienëve europianë dhe amerikanë, por të natyralizuar në habitatin shqiptar sipas kushteve specifike që imponon resursi social pos totalitarist”.

Profesor Bedri Tahiri: Triumfi i Kombit i Skёnder Sadri Kapitit përmban shkrime tё thella analitike, refleksive, filozofike, politike, historike, ekonomike e mbi tё gjitha udhёrrёfyese pёr tё dalё nga kaosi aktual e pёr tё ecur drejt bashkimit kombёtar.

Brenda kopërtinave të këtij libri lexuesi kureshtar do të gjejë përditshmërinë tonë me sfidat dhe prapësitë e saj që nuk na u shqitën gjatë gjithë historisë. Me fjalё tjera ёshtё ky njё program i qartё pёr tё gjitha partitё e reja progresive qё synojnё ta shpёtojnё kombin nga shkapёrderdhja e zhbёrja.

Po t’a lexosh këtë Libër në të është parashikuar një Lëvizje rinore dhe qytetare jo politike për t’iu kundërvënë elitës politike të tranzicionit; janë paralajmëruar edhe kauzat e protestës patriotie të sotme të rinisë shqiptare, për Shqipërisë etnike, kauzat kundër tradhëtisë e korrupsionit; e triumfit të drejtësisë dhe të demokracisë, të zhvillimit e progresit demokratik e kombëtar, pra të Triumfit të Kombit.

Atë se cfarë kanë kauzë tjetër protestat e rinisë sot, autori i Librit “Triumfi i Kombit” i ka kushtuar një kapitull të vecantë me Titull: “VIZIONI PËR NJË POLITIKË TË RE”, (faqe 143-154)

Burimi: Bota Sot