Një 38-vjeçar gjendet i vdekur në Shkup

0%

MPB njofton se policia ka gjetur një person të vdekur në Shkup. “Sot rreth orës të mëngjesit, SPB Shkup ka marrë njoftim se para një ndërtese në bulevardin “Krste Misirkov” në Shkup ka një person me lëndime. Në vendin e ngjarjes kanë dalë oficerë policie nga stacioni policor “Bit Pazar” dhe kanë konstatuar se personi është L.

H. (38) nga Shkupi, i cili ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra, ndërsa një mjek nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë ka konfirmuar vdekjen. Është njoftuar prokurori publik dhe po kryhet inspektimi i vendit të ngjarjes”, thonë nga MPB.

Burimi: Telegrafi