Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave lidhur me zjarrin e qëllimshëm në lokalin “Gate Club”, në zonën industriale Prishtinë-Fushë Kosovë. Sipas aktakuzës së ngritur më , SH.T. dhe Florim Sadikun. akuzohen për veprën penale “Zjarrvënia”, ndërsa B.H., I.M. dhe RR.A. për “Shtytje nga zjarrvënia”.
Ndaj Florim Sadikun, rëndon edhe akuza për “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare”. Sipas Prokurorisë, më , rreth orës , në objektin e “Gate Club”, në rrugën “Epiri”, SH.T. dhe Florim Sadikun., në bashkëkryerje dhe pas shtytjes nga RR.A., dyshohet se i kanë vënë zjarrin lokalit në këmbim të 3 mijë eurove.
Si pasojë e zjarrit, të dëmtuarve u është shkaktuar dëm material prej 969 mijë e 435 eurosh. Fatmirësisht, nga zjarri nuk kishte persona të lënduar. Për këtë rast, Sinjali kishte raportuar më se, pas hetimeve të zhvilluara nga Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ishin arrestuar dy persona të dyshuar për zjarrvënien.
Zjarr i madh kaplon diskotekën ‘Gate Club’ Sipas informacioneve të siguruara atëkohë nga Sinjali, bëhej fjalë për Florim Sadikun, 37-vjeçar. Ekskluzive: U dogj “Gate Club” në Prishtinë – Arrestohen dy persona pas pesë muajve hetime, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme (EMRAT) Ndërkohë, aktakuza e ngritur tash nga Prokuroria përfshin edhe një rast tjetër të zjarrvënies.
B.H. dhe I.M. dyshohet se, nga shtatori deri më , kanë shtyrë një person ende të paidentifikuar që t’i vërë zjarrin automjetit “Range Rover” të S.S., me motiv të dyshuar hakmarrjeje. Nga djegia e automjetit, sipas Prokurorisë, është shkaktuar dëm material prej 54 mijë e 892.72 eurosh.
Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, pesë të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat penale që u vihen në barrë dhe t’i dënojë sipas ligjit. Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
