Ndarja nga jeta e ish-sulmuesit të Flamurtarit, nisin homazhet

0%

Kanë nisur homazhet në nderim të ish-futbollistit të shquar të Flamurtarit, Agim Bubeqi, i cili u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare. Homazhet po zhvillohen në “Lumea Funeral Home”, ku familjarë, miq, bashkëpunëtorë dhe figura të njohura të futbollit kanë shprehur ngushëllimet për familjen Bubeqi.

Në homazhe kanë qenë të pranishëm edhe presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, si dhe ish-futbollistë të njohur, shokë dhe bashkëlojtarë të Agim Bubeqit, të cilët kanë ndarë dhimbjen me familjarët dhe kanë kujtuar figurën e tij në sport dhe veçanërisht kontributin e tij për Flamurtarin.

Agim Bubeqi do të kujtohet si një prej emrave të spikatur të futbollit vlonjat, duke lënë pas kujtime të paharruara te bashkëlojtarët, tifozët dhe të gjithë ata që e njohën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot