Egnatia dhe Dinamo luajnë sot(13 gusht) prej orës për qindra miliona lekë. Sfidat e vlefshme për turin e tretë në kompeticionet europiane mund të sjellin të ardhura të tjera nga UEFA. Kampionët e drejtuar nga Nevil Dede duan të shkruajnë historinë në “Arena Egnatia”, ndërsa do të sigurojnë grupet e të paktën Ligës së Konferencës nëse përmbysin humbjen 3 me 1 ndaj Shamrokut.
Deri tani janë 1,71 milionë euro për Egnatian nga UEFA, edhe nëse eliminohet nga Shamroku dhe më pas në “play off” të Ligës së Konferencës. Fitorja e sotme në turin e tretë të Ligës së Europës vlen saktësisht 1 milion e 460 mijë euro. Totali që Egnatia do të kishte grumbulluar, nëse eliminon Shamrokun dhe mposhtet në “play off” të Ligës së Europës, do të ishte 3,17 milionë euro.
Dinamo e Ilir Dajës ndërkohë ka siguruar 1 milion e 75 mijë euro. Në turin e tretë të Ligës së Konferencës duhet përmbysur humbja 1 me 0 ndaj Audës në Letoni. Kualifikimi në “Elbasan Arena” vlen 375 mijë euro. Kështu Dinamo do të shkonte automatikisht në shifrën 1,45 milionë euro.
