Ishte me pushime në bjeshkët e Tropojës dhe u ndje keq, ndahet

0%

Ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, është ndarë papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare. Haluci ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në bjeshkët e Tropojës, ku ndodhej për pushime së bashku me familjen. Sipas informacioneve paraprake, mëngjesin e sotëm Haluci u ka thënë familjarëve se nuk ndihej mirë. Vetëm pak minuta më vonë, ai është gjetur pa shenja jete.

Vdekja e papritur ka shkaktuar tronditje te familjarët dhe të afërmit e ish-gjyqtarit. Shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar, ndërsa rrethanat e sakta pritet të sqarohen pas ekspertizës mjekoligjore dhe hetimeve nga autoritetet. Skënder Haluci ka pasur një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe ka shërbyer edhe si kryetar i Gjykatës së Vlorës.

Burimi: Bota Sot