Kreu i PSG-së u përgjigjet zërave

0%

Nasser Al-Khelaifi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për sukseset e Paris Saint-Germainit, por edhe për të ardhmen e FIFA-s. Presidenti i klubit francez është përmendur si një nga kandidatët e mundshëm për të pasuar Gianni Infantinon në krye të organizmit më të madh të futbollit botëror. Megjithatë, Al-Khelaifi nuk është aktualisht kandidat zyrtar për presidencën e FIFA-s.

Emri i tij ka dalë në skenë si një alternativë e mundshme në rast se Infantino nuk do të rikandidonte apo do të largohej nga posti. Zgjedhjet për presidentin e FIFA-s pritet të zhvillohen në mars të vitit 2027, ndërsa organizata po kalon një periudhë të vështirë pas polemikave rreth projektit FIFA Forward Enterprise dhe përplasjeve me disa federata.

Pas fitores së PSG-së 2-1 ndaj Aston Villës në Superkupën e UEFA-s, Al-Khelaifi u pyet nëse e sheh veten si pasues të Infantinos. “Unë pasues i Infantinos? Jam shumë, shumë i lumtur që jam president i Paris Saint-Germainit dhe jam i lumtur që do të vazhdoj këtu”, u përgjigj ai, duke mos lënë hapësirë për shumë interpretime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por, pavarësisht deklaratës së tij, lëvizjet rreth kësaj çështjeje kanë marrë vëmendje. Al-Khelaifi ka zhvilluar së fundmi një takim me Aleksander Čeferinin, presidentin e UEFA-s dhe një prej figurave që kanë pasur qëndrime kritike ndaj Infantinos.

Dy drejtuesit ndoqën së bashku edhe ndeshjen e Superkupës së Evropës dhe, përpara saj, diskutuan situatën brenda FIFA-s, zhvillimet e fundit që lidhen me Infantinon, si dhe çështjen e Botërorit të Klubeve 2029. Sipas raportimeve, në UEFA ka zëra që dëshirojnë që Al-Khelaifi të paraqesë kandidaturën për presidencën e FIFA-s dhe të sfidojë Infantinon.

Për momentin, megjithatë, kreu i PSG-së duket se preferon të qëndrojë i fokusuar te klubi parisien, që po përjeton periudhën më të suksesshme në historinë e tij.

Burimi: Bota Sot