Futbollisti holandez, Tijjani Reijnders është shumë pranë largimit nga Manchester City. Reijnders pritet të transferohet në Arabinë Saudite, pasi siç raportohet ai tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën e Al Qadsiah. Raportohet se skuadra arabe ka ofruar 60 milionë euro për shërbimet e mesfushorit.
Përveç skuadrës arabe, të interesuar për ish-lojtarin e Milanit është edhe Nottingham Forest.
Burimi:
Bota Sot
