Nën dyshimet për spiunazh, është arrestuar sot një person në njërën nga pikat kufitare të Kosovës. KALLXO.com mëson nga burime brenda institucioneve të drejtësisë se Fehim Sali është i arrestuari nga autoritetet e vendit për dyshime për spiunazh. Arrestimi i Sali u bë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës në pikën kufitare në Merdare, pikë kjo në Podujevë.
Prokuroria Speciale ka njoftuar më se arrestimi u bë nga hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”- thuhet në njoftimin e PSRK-së.
