UFC-330 në Filadelfia premton spektakë

0%

Këtë fundjavë, në Filadelfia (Amerikë) do të zhvillohet eventi UFC-330 në artet marciale mikse. Një event që pritet me shumë interes, pasi janë dy duele për titullin kampion bote, një për meshkuj e një për femra. Në peshën “welter” (pesha deri 77kg) do të duelojë rusi Islam Makhachev, që mban edhe titullin e peshës “lightweight” (pesha deri 71kg).

Ai do të mbrojë për herë të parë titullin e peshës “welter”, që e fitoi në nëntor të vitit të kaluar. Makhachev (28 fitore e 1 humbje), që ka 16 dueleve radhazi pa humbur, do të përballet me irlandezin Ian Machado Garry (17 fitore e 1 humbje). Një sfidë që konsiderohet e fortë, pasi të dy luftëtarët po kalojnë një moment të mirë.

Te femrat, në peshën “strawweight” (pesha deri 52kg), luftëtarja amerikano-braziliane Mackenzie Dern (16 fitore e 5 humbje) do të mbrojë për herë të parë titullin ndaj kanadezes Gillian Robertson (17 fitore e 8 humbje), në një duel mjaft interesant.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në këtë event, në peshën “ëelter”, do të duelojë edhe kosovari Ramiz Brahimaj (13 fitore e 6 humbje), që do të përballet me amerikanin Neil Magny. UFC-330, duelet kryesore Islam Makhachev – Ian Machado Garry Mackenzie Dern – Gillian Robertson Jalin Turner – Kaue Fernandez Mansur Abdul-Malik – Dustin Stoltzfus Edson Barbosa – Esteban Ribovics

Burimi: Bota Sot