Sekuestrohen dhjetëra mjete të mprehta, “boksa” metalikë dhe shufra

0%

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me inspektorët e tregut, ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mjeteve të mprehta dhe mjeteve të tjera të dyshimta që po shiteshin nga shitës ambulantë në “Qarshinë e Gatë” në Pejë.

Aktiviteti policor kishte nisur më 5 gusht, kur gjatë kontrolleve në këtë zonë u evidentua se nga shitësit ambulantë po tregtoheshin mjete të mprehta, boksa metalikë dhe artikuj të tjerë të ngjashëm.

Në vazhdën e këtij aktiviteti, më 12 gusht, inspektorët e tregut, me asistimin e zyrtarëve policorë të stacionit policor në Pejë dhe duke respektuar procedurat ligjore, kanë kontrolluar shitësit ambulantë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: 86 mjete të mprehta (briska) 19 “boksa” metalikë 2 shufra metalike 3 falltorë thike

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot