Ekskluzive | Tentim-grabitje në një pompë derivatesh në Rahovec –

0%

Një tentim-grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një pompë derivatesh në Rahovec, ku një person i maskuar dyshohet se ka tentuar t’i grabisë dy punëtorë, mëson Sinjali. Ngjarja ka ndodhur rreth orës , në rrugën “ Sheh Mihedin i”, në pompën e derivateve “ SHELL ”.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se dy punëtorët që ndodheshin në vendin e punës janë G.R. rreth 36-vjeç dhe H.K. rreth 42 vjeç. Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, derisa dy punëtorët po qëndronin jashtë objektit, nga drejtimi i fshatit Brestovc është afruar një person i maskuar, i veshur me rroba kamuflazhi dhe me një pistoletë në dorë.

I dyshuari dyshohet se u është drejtuar atyre me fjalët “ Mos lëvizni ”, por sapo e kanë parë të armatosur dhe të maskuar, punëtorët kanë nisur të ikin në drejtime të ndryshme. Njëri ka ikur prapa objektit të pompës, ndërsa tjetri në drejtim të qytetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë ikjes së tyre, i maskuari dyshohet se ka shtënë dy herë me pistoletë, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Patrullat policore kanë arritur në lokacion rreth orës , por i dyshuari nuk është gjetur. Gjatë ikjes, njëri nga punëtorët ka pësuar lëndim në shpinë, ndërsa të dy janë dërguar në QKMF në Rahovec për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e kalibrit 9 mm, e cila dyshohet se i përket një fisheku me gaz. Forenzika dhe hetuesit policorë kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e provave. Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti “ Grabitje në tentativë ”.

I dyshuari ende nuk është identifikuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com