Kur ziliqarët opozitarë nuk mund ta rrëzojnë me votë Kurtin dhe

0%

Zhurma politike mund të jetë e madhe, por në fund vendosin qytetarët dhe koha; institucionet duhet të ecin përpara dhe të mos dorëzohen përballë presioneve. Kur dikush nuk pranon të luajë sipas rregullave të zilisë dhe interesave të ngushta, shpesh përballet me sulme, etiketime, shpifje dhe presione.

Por kur kundërshtarët përpiqen të rrëzojnë vullnetin e shumicës dhe ta shpërfillin votën e qytetarëve, në të vërtetë, janë duke e rrëzuar veten. Kjo u pa edhe dje, kur ndaj Donikës u hodhën akuza se kishte qenë dëshmitare në Hagë kundër UÇK-së. Përballë kësaj akuze, përgjigjja e saj ishte e drejtpërdrejtë: mos rrej ,mos rrej “Gjykata ka përfunduar.

Ma gjeni vetëm një dëshmi ku unë kam qenë dëshmitare.” Pas kësaj, akuzuesit mbetën pa përgjigje. Këtu lind edhe pyetja për opozitën: Ku e çuat dje Kosovën dhe ku është Kosova sot? Të humbësh një përballje politike dhe ta quash atë sukses është një gjë; të deklarosh se, edhe nëse një subjekt fiton shumicën e votave, nuk do ta lejomë të qeverisë, është diçka krejt tjetër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo nuk është më thjesht kundërshtim politik,është përplasje me vullnetin e qytetarëve. Vota e qytetarit nuk mund të zëvendësohet me zhurmë, presion apo bllokadë institucionale. Në një demokraci, verdikti i fundit jepet në kutinë e votimit dhe respektohet,qfare duhet të bëjë populli kur ju nuk i pranoni humbjet. Një lutje për institucionet në dtyrë Ecni përpara.

Mos u merrni me zhurmën dhe provokimet e kundërshtarëve. Përballë Kosovës ka sfida të mëdha dhe, sipas shqetësimeve të ngritura publikisht, edhe përpjekje e interesa të jashtme që synojnë ta dëmtojnë shtetin e Kosovës. Prandaj, institucionet duhet të punojnë, të ndërtojnë dhe të forcojnë shtetin. Mos lejoni që zhurma politike t’ju largojë nga detyra ndaj qytetarëve.

Koha e ka dhënë përgjigjen: kush punoi për Kosovën, kush e mbrojti interesin e saj dhe kush e dëmtoi atë. Kur institucionet kanë përkrahjen e qytetarëve dhe veprojnë në përputhje me ligjin, pengesat mund të jenë të shumta dhe zërat mund të jenë të lartë, por vullneti i popullit nuk mund të zhbëhet me presion politik.

Atdhetarëve u mbetet të punojnë me durim, të mos bien në provokime dhe të besojnë se e vërteta, herët a vonë, del në dritë. Sepse, në fund, jo zilia, jo shpifjet dhe as zhurma politike, por qytetarët dhe koha ua kanë dhënë verdiktin. Sa herë që na çoni në zgjedhje, përsëri do të përballeni me vullnetin e qytetarëve.

Arsyeja pse keni humbur dhe pse rrezikoni të humbni përsëri është e qartë: të njëjtët aktorë politikë të opozitës vazhdojnë të jenë në skenë, me të njëjtat metoda, të njëjtat narrativa dhe të njëjtën mënyrë të komunikimit me qytetarët.

Skena e opozitës, në sytë e një pjese të madhe të opinionit publik, është identifikuar me akuza për keqqeverisje, keqpërdorim, mashtrime dhe manipulim politik. Pa një reflektim të vërtetë dhe pa një ndryshim të figurave e të qasjes politike, vështirë se mund të bindet qytetari se diçka ka ndryshuar. Populli nuk harron. Vota nuk mashtrohet.

Dhe koha, herët a vonë, e nxjerr të vërtetën në shesh. Dhe në fund, le të mbetet kjo lutje: “O Zot, fali dhe udhëzoji ata që nuk po dinë çfarë po i bëjnë atdheut.”

Burimi: Bota Sot