Koci thotë se është ndaluar edhe një qytetar i Kosovës në Serbi

0%

Shpërndaje në: Avokati Arianit Koci ka thënë se është ndaluar nga Serbia edhe një qytetar i Kosovës. Siç ka deklaruar në një postim në Facebook, qytetar në fjalë që vjen nga Gjakova fillimisht u ndalua gjatë kalimit të kufirit Serbi-Kroaci, ndërsa pas disa orësh është transferuar në Beograd. Koci tutje ka thënë se ende nuk është e qartë baza juridike e ndalimit.

“Mbrëmë, gjatë kalimit të kufirit Serbi – Kroaci, është ndaluar nga autoritetet serbe Dugagjin Maxhuni, nga Beci i Gjakovës, i lindur më . Fillimisht është ndaluar për verifikim. Pas disa orësh, familja është njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij po vazhdojnë. Për momentin ende nuk janë të qarta rrethanat dhe baza juridike e ndalimit.

Jam duke i verifikuar informacionet dhe duke e përcjellë rastin”, ka shkruar Koci. Tutje avokati sërish ka kritikuar situatën aktuale në vend nga politika për të cilën thotë se po merret me përplasje e pafundme përderisa “Serbia po vazhdon me arrestimin e qytetarëve tanë”. E dikush duhet me u kujdesë edhe për qytetarin e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha