Zelensky kërkon nga SHBA-ja 10% të raketave Patriot

0%

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që t’i shesin Ukrainës deri në 10 për qind të rezervave amerikane të raketave interceptuese Patriot. Në një intervistë për CNN, Zelensky ka thënë se Ukraina po përballet me mungesë të interceptorëve, ndërsa Rusia ka rritur përdorimin e raketave balistike kundër territorit ukrainas, transmeton Sinjali.

Sipas presidentit ukrainas, edhe 5 për qind e rezervave amerikane do të ndihmonin në mbrojtjen e Ukrainës dhe shpëtimin e jetëve, ndërsa 10 për qind do t’i mundësonin Kievit të përmirësonte ndjeshëm aftësinë për t’u mbrojtur nga sulmet balistike ruse. “Kam 1%”, ka deklaruar Zelensky, duke iu referuar sasisë së interceptorëve që Ukraina mund të sigurojë aktualisht.

Ai ka bërë të ditur se mbrojtja ajrore mbetet një nga prioritetet kryesore të Ukrainës dhe se po zhvillohen negociata me aleatët për furnizime të reja me raketa interceptuese. Zelensky ka përmendur gjithashtu mundësinë e prodhimit të raketave Patriot në Ukrainë, por ende nuk ka një afat të qartë për nisjen e prodhimit vendor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kërkesa e presidentit ukrainas vjen në kohën kur Kievi po përballet me sulme të intensifikuara ajrore ruse dhe po kërkon forcimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com