Zhduken dy persona në Viti

0%

Dy persona janë raportuar të zhdukur në Viti gjatë ditëve të fundit. Sipas raportit të Policisë, në rastin e parë, një grua ka raportuar më 12 gusht se vëllai i saj, i cili ka probleme psikike, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Ndërsa në rastin e dytë, një prind ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, ndërsa vendndodhja e tij aktualisht nuk dihet. Policia ka bërë të ditur se të dyja rastet janë duke u hetuar.

Burimi: Bota Sot