Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) pritet të mblidhet sot në orën . Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për zhvillimet politike dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e Kuvendit të Kosovës. Një nga temat që pritet të jetë pjesë e diskutimeve është edhe çështja e presidentit të Kosovës.
LDK-ja ka diskutuar edhe më herët për këtë pozitë, ndërsa deputetë të kësaj partie kanë deklaruar se synojnë që posti i presidentit t’i takojë LDK-së. Mbledhja e sotme e grupit parlamentar vjen në një kohë kur partitë politike po zhvillojnë diskutime për hapat e ardhshëm politikë dhe funksionalizimin e institucioneve të vendit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
