Nis në Mitrovicë edicioni i 16-të i Festivalit “Green Fest”

0%

“Reflekto, sot, nesër, masnesër” – është slogani që do ta përfaqësojë edicionin e 16-të të festivalit “Green Fest” në Mitrovicë. Ky edicion do të trajtojë çështjen e biodiversitetit në këtë qytet, ku bëhet thirrje për të reflektuar mbi mënyrën se si trajtohet ambienti.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se prej 16 vitesh “Green Fest” ka sjellë artin, muzikën, të rinjtë e idetë. “Para se të bëhej qytet i minatorëve, Mitrovica ishte edhe qytet i pikëtakimeve. Këtu ku bashkohen Ibri me Sitnicën, u kryqëzuan rrugët e tregtisë dhe më vonë hekurudhat që e lidhin qytetin e Mitrovicës me shumë vende të tjera.

Me themelimin e Trepçës erdhën minatorë, inxhinierë e familje nga anë të ndryshme të Kosovës por edhe më gjerë. Me vete sollën gjuhën, zakone, muzikën por edhe përvojat e tyre.” – tha Haxhiu. Drejtori i festivalit, Lulzim Hoti, theksoi se vetë tema rreth biodiversitetit i ka sjellë tek ky slogan, siç e quan ai paksa provokues.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Normalisht reflekto ka edhe kuptime të tjera që lidhen me dinamikat e përditshme dhe harrojmë të marrim frymë dhe të mendojnë çka po na ik e ku jemi duke shkuar.” – tha Hoti. Ai iu drejtua audiencës me pyetjen se “a mund të mësojmë mjaftueshëm nga biodiversiteti dhe ta praktikojmë në jetën e përditshme, si në rastin e Mitrovicës dhe më gjerë dhe të reflektojmë?”.

Pastaj me një buzëqeshje në fytyrë tha se “po e shoh që reflektuat”. Për ekspozitën këtë vit u kujdes Halil Xhafa, i cili tha se biodiversiteti nuk është vetëm shumëllojshmëri e specieve, por sistemi i ndërlidhur që e bën jetën e mundur. Tradicionalisht “Green Fest” promovon diversitetin, artin dhe kulturën.

Festivali promovon edhe ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit, përkatësisht mbrojtjen e katër lumenjve që janë në Mitrovicë. Green Fest, , Foto: Florindë Kelmendi/KALLXO.com

Burimi: Kallxo