Qeveria në detyrë e vlerëson “DokuFest”-in, i ndan 100 mijë euro

0%

Qeveria në detyrë e Kosovës i ka ndarë 100 mijë euro për mbështetjen e realizimit të Festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”. Ndarja e këtyre mjeteve është miratuar në mbledhjen e Qeverisë në detyrë të mërkurën, më . Sipas vendimit të Qeverisë, kjo mbështetje financiare përbën investim të drejtpërdrejtë në promovimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

“Duke qenë se festivali tërheq çdo vit artistë, profesionistë të industrisë së filmit, media dhe vizitorë nga vende të ndryshme, si dhe krijon hapësirë për prezantimin e krijimtarisë, kulturës dhe identitetit të Kosovës para publikut ndërkombëtar.” – thuhet në vendim.

Qeveria ka vlerësuar se përmes reputacionit dhe shtrirjes së tij ndërkombëtare, “DokuFest” ndikon në forcimin e imazhit të Kosovës si një vend me skenë kulturore dinamike, shoqëri të hapur dhe potencial të rëndësishëm turistik e kreativ, duke kontribuar njëkohësisht në diplomacinë publike dhe kulturore të vendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edicioni i sivjetmë i Festivalit “DokuFest” ka nisur më 7 gusht dhe do të zgjasë deri më 15 gusht në hapësira të ndryshme të qendrës historike të Prizrenit, si dhe në kinematë në “Abi Çarshi”.

Burimi: Kallxo