Ekskluzive| Hipi në një “Pickup” për të shkuar me të, por gjithçka

0%

Një rast i grabitjes është raportuar të martën në fshatin Shkabaj të Prishtinës, ku një 52-vjeçar dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe më pas është grabitur nga një person ende i paidentifikuar, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është N. K ., i cili para Policisë ka rrëfyer se ngjarja ndodhi derisa ishte duke shkuar drejt stacionit të autobusëve.

Sipas informacioneve të rastit, pranë tij ishte ndalur një veturë e tipit Pickup, ngjyrë e bardhë, drejtuesi i së cilës i kishte kërkuar të hipte dhe të shkonte me të. N. K. kishte pranuar dhe kishte hipur në automjet. Por pak më vonë situata dyshohet se ka marrë tjetër rrjedhë.

Kur kishin arritur në zonën e Arbërisë, afër Shkabajt, i dyshuari dyshohet se ka marrë disa mjete pune dhe e ka goditur 52-vjeçarin në gjoks. Më pas, sipas denoncimit, atij i janë grabitur 180 euro para të gatshme dhe një telefon në vlerë rreth 190 euro, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është intervistuar nga Policia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për “Grabitje” dhe ndërmarrjen e veprimeve për identifikimin e të dyshuarit.

Burimi: sinjali.com