Gruaja denoncon bashkëshortin në Prishtinë: “Më goditi me shishe” –

0%

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së martës në Prishtinë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë fizike dhe psikike, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është L. Xh. rreth 27-vjecare, ndërsa personi i dyshuar është bashkëshorti i saj, G. P. rreth 26-vjecar.

Rasti është raportuar rreth orës , kur njësia policore ka kontaktuar me 27-vjeçaren në rrugën “Rexhë Delia”. Sipas deklaratës së saj, incidenti kishte ndodhur më herët në shtëpinë e bashkëshortit, në rrugën “Helena Topia”, ku ajo pretendon se gjatë ushtrimit të dhunës fizike ishte goditur me një shishe. Siç thonë burimet, gruaja u ka deklaruar hetuesve se ky nuk ishte rasti i parë.

Sipas saj, edhe gjatë ditëve të mëhershme kishte përjetuar dhunë fizike dhe psikike, por rastet nuk i kishte denoncuar në Polici. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka siguruar edhe prezencën e të dyshuarit, i cili është intervistuar lidhur me pretendimet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar për rastet e dhunës në familje, është urdhëruar që rasti të procedohet në kuadër të dhunës në familje. Hetimet lidhur me rrethanat e rastit pritet të vazhdojnë.

Burimi: sinjali.com