Ariana Grande ka bërë publike në Instagram romancën e saj të rikthyer me Ricky Alvarez, duke i dhënë kështu fund aludimeve për marrëdhënien mes tyre. Këngëtarja ka publikuar një seri fotografish në Instagram, ku përfshihen edhe dy foto të saj së bashku me Ricky Alvarez. Ariana dhe Ricky kanë qenë në një lidhje për herë të parë në vitin 2015, ndërsa këtë verë dyshja është rilidhur.
Muajin e kaluar, një burim i tha revistës “People” se ata po e marrin marrëdhënien “shumë ngadalë”. Ariana Grande me Ricky Alvarez Sipas burimit, Ariana e ka konsideruar gjithmonë Ricky-n një mik dhe nuk ka mbajtur mëri ndaj tij që nga ndarja. “Ariana e ka konsideruar gjithmonë Ricky-n një mik. Ajo nuk ka mbajtur mëri ndaj tij [që nga ndarja].
Ricky është i besueshëm, i përgjegjshëm dhe shumë mbështetës. Ariana ndihet se mund të jetë vetvetja pranë Ricky-t”, ka thënë burimi. Ariana Grande me Ricky Alvarez Ai ka shtuar se Ariana e konsideron Ricky-n “qesharak”, ndërsa ka theksuar se të dy kanë një sens të ngjashëm humori, të zgjuar dhe disi të thatë.
Publikimi i fundit në Instagram duket se konfirmon se marrëdhënia mes tyre ka marrë një tjetër drejtim, këtë herë në sytë e publikut.
