Zulfaj: Kosova ka argumente të fuqishme për statusin kandidat në BE

0%

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, mori pjesë në panelin “Integrimi në Bashkimin Evropian dhe Mekanizmat Rajonalë”, në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, ku diskutoi me udhëheqësit e misioneve diplomatike të Kosovës për procesin e anëtarësimit në BE, si dhe rolin e rëndësinë e diplomacisë sonë në avancimin e statusit kandidat dhe hapjes së negociatave.

Kryenegociatori Zulfaj theksoi se Kosova ka argumente të fuqishme për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim.

Kosova është një demokraci dinamike, me ekonomi të qëndrueshme dhe në rritje, plotësisht e harmonizuar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, dhe një partner proaktiv e i besueshëm i Bashkimit Evropian. Përparimi i Kosovës drejt BE-së forcon institucionet demokratike dhe i kontribuon paqes, sigurisë dhe perspektivës demokratike të gjithë rajonit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kryenegociatori vlerësoi se misionet diplomatike të Kosovës kanë rol të rëndësishëm në shtyrjen përpara të argumenteve tek shtetet anëtare të BE-së.

Gjatë bashkëbisedimit dhe sesionit të pyetjeve e përgjigjeve, u diskutua më gjerësisht qasja e Kosovës ndaj procesit të anëtarësimit, dinamikat brenda BE-së dhe vendeve anëtare, reformat dhe mënyra se si misionet diplomatike mund të kontribuojnë drejtpërdrejt në avancimin e agjendës së anëtarësimit.

Burimi: Bota Sot