Pushimet kanë përfunduar. Futbolli i madh kthehet sërish në fushë me sfidën e parë të rëndësishme të sezonit. Të gjithë sytë drejtohen në Salzburg, ku duke nisur nga ora do të marrë jetë finalja e Superkupës së Europës. Fituesi i Champions, Paris SG do të përballet me Aston Villa, fituese e Europa League në edicionin e fundit të futbollit për klube në kontinentin e vjetër.
Skuadra pariziene e pret këtë përballje si favorite, ndërsa të gjitha parashikimet presin triumfin e të besuarve të Luis Enrike. Këtë pret edhe vetë trajneri spanjoll, që gjithsesi nuk shprenohet në optimizëm. Kampionët e Europës nuk kanë mungesa, por tekniku nënvizoi një fakt të rëndësishëm në konferencën zyrtare për mediat. “Një situatë surreale.
Nuk kisha shumë futbollistë deri të hënën. E pranojmë situatën dhe përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme, por është shumë e vështirë të dimë se në çfarë niveli do të jetë ndeshja. Do të japim maksimumin, por është e komplikuar. Gjithsesi, është e rëndësishme për klubin dhe tiufozët të fitojmë këtë trofe”.
Nga ana tjetër, Aston Villa zbret në fushë me shumë mungesa, ndërsa edhe Unai Emery duhet të përballet me të njëjtin problem si kolegu i tij Luis Enrique. Lojtarë të rëndësishëm të skuadrës angleze, të cilët luajtën me kombëtaret e tyre në finalet e “Botërorit 2026”, si Emiliano Martinez, Konsa dhe Uotkins pritet të mungojnë, ashtu si Manzambi dhe Onana që janë të dëmtuar.
Unai Emeri pranoi se Paris SG është favorit, por beson se skuadra e tij mund të fitojë trofeun e parë të madh në sezonin e ri të futbollit europian.
