Një person është arrestuar të mërkurën në Pejë, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës në rrugën “Brigada Adrian Krasniqi”, pas një informate për të shtëna me armë.
“Policia menjёherё kanё dal ne vendngjarje, ku ёshtё takuar i dyshuari, nga i njëjti ёshtё sekuestraur një armë të tipit Retay, dy gëzhoja dhe një karikator.I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” , thuhet në bjoftim.
Policia Rajonale në Pejë u ka bërë apel qytetarëve që të përmbahen nga përdorimi i armëve gjatë ahengjeve dhe festimeve, duke paralajmëruar masa ndaj përdoruesve të kundërligjshëm të armëve.
