Federata e Boksit e Kosovës ka organizuar një kamp shtatëditor përgatitor për boksierët e Kombëtares së Kosovës, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Kampi po mbahet në Gjakovë nga 6 deri më 13 gusht, me mbështetjen e Komitetit Olimpik të Kosovës, pak ditë para nisjes së garave në Itali.
Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 do të zhvillohen nga 21 gushti deri më 3 shtator. Përgatitjet synojnë ngritjen e formës fizike, teknike dhe taktike të boksierëve kosovarë, në mënyrë që ata të jenë sa më të gatshëm për paraqitjen në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.
Boksierët janë përzgjedhur nga përzgjedhësi i Kombëtares, Faton Xhakli, ndërsa stërvitjet po zhvillohen nën drejtimin e trajnerit Shefki Bogujevci, me ndihmën e trajnerëve të klubit “Sport Center”, Leo Hoxha dhe Lekë Ramoja. Në kamp po marrin pjesë Bashkim Bajoku, Lumturim Xhoxhaj, Shpëtim Bajoku dhe Taulant Jakupi.
Kosova synon paraqitje sa më të suksesshme në ringun e Tarantos, ndërsa boksierët po vazhdojnë përgatitjet intensive në prag të garave. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
