Khedira zbulon prapaskenat e Mourinhos: Për 40 minuta flisnim vetëm

0%

Sami Khedira ka zbuluar disa detaje interesante nga përgatitjet e Real Madridit për ndeshjet El Clásico ndaj Barcelonës, gjatë periudhës kur skuadra drejtohej nga José Mourinho. Ish-mesfushori gjerman, i cili luajti për Real Madridin gjatë viteve të Mourinho-s, ka treguar se trajneri portugez e ndërtonte përgatitjen përballë Barcelonës duke u fokusuar në mënyrë të veçantë te Lionel Messi.

“Përgatitja për El Clásico ishte disi argëtuese. Flisnim vetëm dy minuta për Barcelonën, ndërsa më pas kalonim 40 minuta duke diskutuar për Lionel Messin”, ka rrëfyer Khedira në një dokumentar për karrierën e Mourinho-s. Sipas tij, trajneri portugez i kushtonte vëmendje edhe detajeve më të vogla dhe nuk hezitonte të ndryshonte pozicionet apo rolet e lojtarëve në varësi të kundërshtarit.

“Ndonjëherë Pepe luante në pozicionin numër 6, ndërsa në raste të tjera ishte Sergio Ramos ai që vendosej aty”, ka treguar ish-futbollisti i Real Madridit. Khedira theksoi se objektivi kryesor i skuadrës nuk ishte thjesht të ndalonte Barcelonën si ekip, por mbi të gjitha të kufizonte ndikimin e Messit. “Nuk bëhej fjalë vetëm për të ndalur Barcelonën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjëja më e rëndësishme për ne ishte të ndalonim Messin”, u shpreh ai.

Burimi: Bota Sot