Fiorentina transferon sulmuesin argjentinas të Parmës

0%

Bologna dhe Fiorentina kanë arritur marrëveshje për transferimin e dy sulmuesve, duke i dhënë formë të re reparteve të tyre ofensive. Roberto Piccoli do të jetë përforcimi i ri i Bologna-s. Sulmuesi do të largohet nga Fiorentina në formën e huazimit, me detyrim blerjeje të vendosur në 18 milionë euro.

Kalimi i Piccolit te Bologna pritet të zhbllokojë edhe një tjetër operacion në merkato, atë të largimit të Dallinga-s drejt Kolnit. Ndërkohë, për të zëvendësuar Piccolin, Fiorentina ka zgjedhur Mateo Pellegrinon. Sulmuesi argjentinas do të transferohet në Firence në mënyrë definitive, duke lënë Parmën.

Për kartonin e Pellegrinos, Parma pritet të arkëtojë rreth 25 milionë euro, shumë që përfshin edhe bonuset e parashikuara në marrëveshje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot