Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Han të Elezit, ku një 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një lumë në vendin e quajtur “Skollovc”, në fshatin Dërmjak. Personi që u gjet i vdekur është identifikuar si Zelfi Topojani, rreth 34 vjeçar. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, e mërkurë, në orën , në varrezat e Elez Hanit.
“Ne jemi të Allahut dhe vetëm tek Ai kthehemi”, thuhet në njoftimin e xhamisë, ku familjes së të ndjerit i është shprehur ngushëllim për humbjen. Ndërkohë, rrethanat në të cilat ka ndodhur vdekja e Topojanit pritet të sqarohen nga organet kompetente.
E rëndë: Gjendet pa shenja jete një 34-vjeçar në një lumë në Dërmjak të Hanit të Elezit, trupi dërgohet për autopsi Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
