Futbollisti shqiptar befason me deklaratë për Luka Modriçin

0%

Futbollisti Ardon Jashari ka folur me superlativ për yllin kroat, Luka Modriçin. Jashari tha se mund të përshtatet mirë në mesfushë me kroatin në petkun e Milanit. Reprezentuesi i Zvicrës tha se ka raporte jashtëzakonisht të mira me kroatin: “Kam një lidhje të shkëlqyeshme jashtë fushës dhe shpresoj ta kemi këtë edhe në fushë këtë edicion.

Duhet të jemi krenarë që kemi dikë si ai në ekipin tonë. Vitin e kaluar nuk luajtëm shumë së bashku, por shpresoj të jetë ndryshe këtë vit. Kur ke dikë si ai në krah, është gjithmonë mirë të luash dhe është mirë që ai donte të vazhdonte me ne. Ai gjithmonë dëshiron të fitojë, gjë që është e rëndësishme edhe për ne.

Ta dëgjosh çdo ditë, të ndihmon të kuptosh se çfarë duhet të bësh nëse dëshiron të fitosh trofe, siç bëri ai për 14 vjet te Real Madridi”. Jashari në një intervistë për “Sky Sport” ka treguar pse ndihet rehat: “ Në Belgjikë kam luajtur në mesfushë me dy lojtarë dhe me Modriçin, në ndeshjen kundër Interit, isha në gjendje të bëja disa lëvizje me të cilat ndihesha rehat”..

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot