Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, deklaroi se kryetare e kuvendit mund të bëhet edhe Vlora Çitaku e PDK-së. Përmes një postimi në Facebook, Abrashi ka kujtuar ofertën që Albin Kurti i ka bërë Bedri Hamzës. “Vlora Çitaku mund të bëhet kryetare e kuvendit nëse Bedri Hamza e pranon ofertën e Albin Kurtit.
PDK e fiton kryeparlamentarin vetëm dhe vetëm që të mos e bllokojë zgjedhjen e presidentit të r i” shkroi Abrashi. Në letrën e fundit që Kurti i dërgoi Hamzës, mes të tjerash shkruhej: “Meqë refuzoni të takohemi, më lejoni t’ua përsëris edhe njëherë ofertën tonë.
Për qëndrimin tuaj në sallë dhe për pjesëmarrje në votimin për President/e të ri/e të Republikës jemi të gatshëm që ta bëjmë rokadën e nënkryetarit/es suaj të Kuvendit me kryetarin/en e Kuvendit nga ne. Ky do të ishte një kontribut i juaji me përfitim për PDK-në: udhëheqjen e njërës nga tri pozitat e larta politike shtetërore në Republikën e Kosovës.”
