Diego Simeone flet pa doreza: Të gjithë kemi një dëshirë, të fitojmë

0%

Diego Simeone dha një intervistë për “France Football” ku ka shqyrtuar çështje të ndryshme dhe tregoi besimin e tij se bordi madrilen me afrimin e “Apollos”, të cilët këtë vit do të ofrojnë 110 milionë euro do të jetë në gjendje të formojë një skuadër të rëndësishme. “Klubi do të më japë mjetet për të qenë konkurrues”, tha trajneri argjentinas.

Për më tepër, Çolo la një reflektim interesant plot ironi, duke hedhur shigjeta. Për shembull, kur u pyet për debatin e stilit të lojës përgjigja ishte shumë e hidhur. “Në thelb, mendoj se të gjithë trajnerët ndajnë një ide të përbashkët, të gjithë duam të fi tojmë. Pastaj është debati i famshëm mes atyre që sulmojnë më shumë dhe atyre që sulmojnë më pak.

Personalisht, do të doja të shihja nëse ata që sulmojnë më shumë mund të sulmojnë më pak, ose të sulmojnë në të njëjtën mënyrë, duke drejtuar ekipe të tjera, pa pësuar më shumë gola”, tha ai. Në këtë kuptim, ai donte të dërgonte një mesazh për të gjithë ata që vazhdojnë të thonë se Atletiko është një ekip mbrojtës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dhe me të dhënat, për shkak të gjërave që duhen përmirësuar për sezonin e ardhshëm. “Do të doja të rikuperonim qëndrueshmërinë mbrojtëse që kemi humbur, sepse sezonin e kaluar, veçanërisht në Ligën e Kampioneve, kishim statistika shumë të dobëta në atë aspekt. Megjithatë, arritëm në gjysmëfi nale, imagjino si do të ishim nëse do të duhej të sulmonim. Eshtë diçka që askush nuk e vlerëson.

Pse? Sepse ne jemi Atletiko. Por hej, ky është reputacioni ynë. Do të doja gjithashtu që mesfushorët tanë të shënonin më shumë gola”, ka vazhduar Simeone. Në fund ai ka lëshuar një shigjetë dhe për skuadrën kombëtare franceze. “ Mbase ata kishin 4 sulmuesit më të mirë në Botë, por përsëri humbën. Ata humbën sepse nuk dinin të mbronin, ose nuk dinin as të sulmon, ose dinin të sulmonin keq”.

Burimi: Bota Sot