Trabzonspor po tenton të bëjë një tjetër goditje të madhe, pas transferimit spektakolar të Mohamed Salah. Klubi turk ka kthyer vëmendjen nga Italia, ku kërkon mesfushorin amerikan të Milanit, Yunus Musah. S ipas raportimeve nga Turqia, Trabzonspor ka shfaqur interes serioz për 23-vjeçarin dhe po shqyrton mundësinë për ta transferuar gjatë kësaj vere, raporton Klankosova.tv.
Milani, nga ana tjetër, raportohet se kërkon rreth 15-20 milionë euro për kartonin e Musahut. Kjo shifër mund të bëhet pika kryesore e negociatave mes dy klubeve. Trabzonspor po ndërton një skuadër ambicioze këtë verë.
Klubi turk tashmë ka zyrtarizuar ardhjen e Mohamed Salahut si lojtar i lirë, me egjiptianin që ka firmosur kontratë dyvjeçare, dhe më pas Trabzonspor do të konfirmonte edhe një herë ambicien për të qenë protagonist në Turqi dhe në Evropë.
