Frattesi drejt Lazios, Interi përgatitet menjëherë për Curtis Jones

0%

Davide Frattesi është gjithnjë e më pranë largimit nga Interi, ndërsa destinacioni i mundshëm është Lazio. Sipas raportimeve të fundit nga Italia, klubi kryeqytetas ka rikthyer interesimin për mesfushorin italian dhe negociatat po avancojnë. Largimi i Frattesit do të hapte menjëherë derën për një tjetër lëvizje të madhe nga Interi.

Zikaltrit kanë identifikuar Curtis Jones të Liverpoolit si zëvendësuesin kryesor dhe pritet të rikthehen fuqishëm në negociata me klubin anglez, raporton Klankosova.tv. Interi e ka ndjekur prej kohësh 25-vjeçarin anglez dhe tashmë po përgatit lëvizjen përfundimtare.

Raportimet bëjnë me dije se Jones është i hapur për transferimin në Serie A, ndërsa Interi synon të gjejë marrëveshjen me Liverpoolin përpara fundit të merkatos.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot