Në gjendje të dehur i hyri në tarracë dhe ia theu xhamin, Policia

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Graçanicë. Rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës . “Graçanicë – . Viktima femër kosovare ka lajmëruar se i dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte në gjendje të dehur ka hyrë në tarracën e banesës së saj dhe me shishe qelqi ka thyer dritaren e tarracës si dhe ka dëmtuar automjetin e saj”, thuhet në raport.

Është arrestuar i dyshuari dhe pas matjes me alkoo-testit ka rezultuar 1.39 promil. Me vendim të prokurorit, pas këndelljes i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Burimi: Telegrafi