Zgjatet afati për subvencionimin e teksteve, shkolla “Pavarësia” në

0%

Shkolla “Pavarësia” në Prishtinë ka njoftuar prindërit për zgjatjen e afatit për aplikimin për subvencionimin e teksteve mësimore përmes platformës e-Kosova. Sipas njoftimit të publikuar nga shkolla, Ministria e Arsimit ka zgjatur afatin e aplikimit edhe për pesë ditë, ndërsa prindërit që ende nuk kanë aplikuar mund ta bëjnë këtë deri më .

“Të gjithë prindërit që ende nuk kanë aplikuar, mund ta bëjnë aplikimin përmes platformës e-Kosova deri më . Andaj, kërkohet nga ju që ta përfundoni aplikimin para skadimit të këtij afati”, thuhet në njoftim. Shkolla ka njoftuar edhe prindërit që nuk kanë mundësi të aplikojnë përmes platformës e-Kosova për shkak se nuk janë shtetas të Kosovës.

Sipas njoftimit, këta prindër duhet të aplikojnë fizikisht në Ministrinë e Arsimit, në zyrën 202B, duke dorëzuar numrin personal të prindit, numrin personal të fëmijës, vërtetimin nga shkolla dhe konfirmimin bankar. “Vërtetimin nga shkolla mund ta merrni në shkollë nga data ”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shkolla u ka bërë thirrje prindërve që aplikimin në Ministri ta kryejnë gjatë javës së ardhshme dhe, pas dorëzimit të dokumenteve, të ruajnë numrin e protokollit dhe të njoftojnë koordinatorët e shkollës. “Shkolla do të angazhohet që çdo nxënës dhe çdo aplikim të trajtohet me përgjegjësi dhe kujdes të lartë”, thuhet në fund të njoftimit. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi