Gruda: Është absurde t’i kërkohet Kushtetueses të interpretojë

0%

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka thënë se do të ishte absurde nëse Gjykatës Kushtetuese do t’i kërkohej të interpretonte edhe një herë interpretimin e saj paraprak lidhur me çështjen e seancës konstituive të Kuvendit.

Gruda, i cili po qëndron në sallën e Kuvendit së bashku me deputetët e PDK-së dhe Aleancës, të cilët po kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive të legjislaturës së 11-të, ka thënë se çështja tashmë është trajtuar nga Gjykata Kushtetuese. “Ne kemi bërë opozitë institucionale me vite, kemi fituar raste në Gjykatë, lënda e konstituimit ka shkuar Gjykatë.

S’mund të shkojmë edhe një herë për të interpretuar interpretimin. Është absurd që s’merr fund kurrë. Asnjë kushtetutë evropiane nuk përcakton pasoja për moskonstituim. Kushtetuta gjermane, franceze, italiane përcaktojnë afatin për konstituim. Ajo gjermane e ka njëjtë 30 ditë, nuk thotë cila janë pasojat”, ka thënë Gruda nga salla e Kuvendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka kritikuar edhe deklaratën e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, se nuk parashihet ndonjë pasojë për moskonstituimin e Kuvendit. Gruda e ka krahasuar këtë qëndrim me shprehjen:“Nuk është marre me vjedhë, por marre me të zënë duke vjedhë”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com