Harbin Vitija, i njohur si “Plaku”, sipas burimeve të Sinjalit tashmë po merr trajtim në Klinikën e Fizioterapisë në QKUK, ku është përfshirë në procesin e rehabilitimit pas plagosjes së rëndë me armë zjarri.
Vitija ishte plagosur rëndë më 14 maj në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku dy persona të maskuar dyshohet se kishin hyrë në një kafiteri dhe kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Kush është “Plaku” që u qëllua në kokë brenda një kafiterie në Prishtinë? Si pasojë e të shtënave, ai ishte goditur në kokë dhe kishte pësuar lëndime të rënda.
Pas incidentit, Vitija ishte dërguar me urgjencë në QKUK, ndërsa gjendja e tij fillimisht ishte raportuar si kritike. “Lëndimet janë të rënda, por…” – kjo është gjendja shëndetësore e “Plakut” që u plagos javë më parë Për disa ditë ai kishte qëndruar në kujdes intensiv, para se të transferohej në Klinikën e Neurokirurgjisë për vazhdimin e trajtimit.
Më herët, drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë, Besnik Elshani, kishte konfirmuar për Gazetën Sinjali se gjendja e Vitisë ishte stabile. Ndërkohë, sipas burimeve të Sinjalit, pas trajtimit në Neurokirurgji, Vitija është transferuar në Klinikën e Fizioterapisë, ku po vazhdon procesin e rehabilitimit.
Drejtori i Neurokirurgjisë për Sinjalin: Gjendja e Harbin Vitisë i njohur si “Plaku” “është stabile” Sulmi ndaj tij është ende nën hetim nga organet kompetente, ndërsa motivi dhe personat e dyshuar për kryerjen e tij mbeten çështje e hetimeve. “Plaku” i Prishtinës në gjendje kome pas atentatit, autorët zhduken pa gjurmë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
