Musliu lag me ujë Nagavcin

0%

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka lagur me ujë deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci. Ngjarja ka ndodhur gjatë zhvillimeve të tensionuara në Kuvend, ku deputetët janë përfshirë në debate dhe përplasje mes vete. Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, Musliu i ka hedhur ujë Nagavcit, duke shkaktuar reagime në sallë.

Ndërkohë, edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka reaguar ndaj Nagavcit. Bytyqi e ka kapur Nagavcin për duar, duke tentuar ta pengojë të hyjë në sallën e Kuvendit. Më pas, Bytyqi ka hedhur edhe letra në drejtim të deputetes së LVV-së. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com